Qytetari i jep 2 mijë lek policit të Rrugores, më pas e çon në pranga

Një qytetar pasi i ka dhënë 2 mijë lek policit rrugor për të shmangur gjobën ka telefonuar policinë, duke e çuar në pranga policin Emuljano Taku. SHÇBA njoftoi se Taku mbante detyrën e specialistit të menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore.

Ai dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative. Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90, thuhet në njoftim.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë.

Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne