Qytetari kosovar heq tabelën e rrugës me emrin e priftit katolik që ndodhej para shtëpisë së dëshmorit musliman (video)

Një banor i Buqanit të Pejës nuk e ka pëlqyer aspak faktin që një rrugë e një zone kryesisht muslimane të mbante emrin e një prifti katolik. Qytetari kosovar Armend Gashi e ka hequr tabelën buzë rrugës pasi e ka konsideruar provokim që një rrugë para shtepisë se një deshmori musliman dhe një zone muslimane të mbante emrin e një prifti katolik. Bëhet fjalë për tabelën njoftuese të rrugës që mban emrin e meshtarit katolik Lugj Palaj.

Qytetari në fjalë thotë se është ndier shumë keq kur e ka parë këtë tabelë përballë shtëpisë së dëshmorit musliman Zeqir Gashi. Madje, thotë se e ka brengosur shumë ky emërtim i rrugës.

Ndërkohë ekstremistët katolikë dhe islamofobët kosovarë si gjthmonë kanë vazhduar me sulmet e tyre në rrjetet sociale duke e quajtur qytetarin Armend Gashi një radikal islamik. Vlen të kujtojmë se kjo zonë ka plot figura muslimanësh, të cilët e meritojnë më shumë se nje prift katolik vendosjen e emrit në një tabelë rruge.  Të mos harrojmë se vetëm para një viti ekstremistet katolikë të Mirditës provokuan duke shkatërruar flamurin e shtetit vëlla të Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne