Qytetari nga New Yorku arrestohet për kërcënim me vdekje kundër Ilhan Omarit

“Pse po punoni për të, ajo është një armike. Unë do të vë një plumb në kafkën e saj” kërcënoi Patrick Carlineo.

Banori i Nju Jorkut, Patrick Carlineo, u arrestua për dyshime se kishte kërcënuar me vdekje përfaqësuesen Republikane, Ilhan Omar, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Prokurorit të SHBA.

Carlineo, 55 vjeç, thuhet se e kërcënoi zyrën e Ilhan Omarit më 21 mars, duke i kërkuar anëtarit të stafit që iu përgjigj thirrjes: “A punoni për “Vëllazërinë Myslimanë?”,

“Pse po punoni për të, ajo është një armike. Do të vendos një plumb në kafkën e saj, “kërcënoi Carlineo.

Carlineo madje pati kohë për t’i dhënë emrin stafit të zyrës dhe informacionin e kontaktit./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne