Qytetarja: LSI më la pa bukë. Kryemadhi: Mu bëfshin helm nëse kam vjedhur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përplasur me një zonjë nga publiku në studion e emisionit “360 gradë”.

Zonja nga publiku i ka thënë Kryemadhit se LSI e ka lënë pa bukë.

“Zoti më dha mudnësinë të përballem me ju! Kryetari juaj I bashkisë në Kucovë, Slefo Kapllani i LSI më hoqi ndihmën ekonomike. Ti e ke mendjen te fëmijët e tu zonja Kryemadhi, jo tek të mitë! Po të flas tani, ku e ke gjetur ti gjithë atë pallat? Më keni plasur shpirtin”-ka thënë qytetarja.

Ndërsa Kryemadhi është përgjigjur:  “Nëse unë, Monika Kryemadhi kam marrë 1 qindarkë, jo ty, por çdo shqiptari që i kam dhënë dorën dhe e kam ndihmuar helm mu bëftë tek fëmijët e mi.  Fëmijët e mi jetojnë në sajë të shpatullave të mija, prindërve të mi dhe të babait të tyre. Dhe asnjëri nga ata nuk jeton as nga paratë e Selfos,  as atij që ka qenë para Selfos dhe të asnjë pushtetari të LSI-së që ka qenë 8 vjet në pushtet. Dhe një gjë ta them që ta kesh të qartë. Në këtë botë asnjë gjë nuk do lënë pa larë, por dhe asnjëgjë nuk do të marrim me vete, të jesh e bindur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne