Qytetet që zhyten në ujë nëse nuk ndalon ngrohja globale, goditet edhe Shqipëria

Dy ditë më parë mediat ndërkombëtare raportuan shkëputjen e një ajsbergu gjigant, me sipërfaqe pak më të madhe se 1/5 e Shqipërisë, nga kontinenti i ngrirë i Antarktidës.

Ajsbergu me sipërfaqe 6 mijë kilometër katror peshon rreth 1 trilion ton dhe me shkrirjen e tij do të ketë telashe. Kjo ka bërë që mediat ndërkombëtare të interesohen për pasojat në afatin e gjatë.

“Bild”, gazeta më e madhe në Gjermani, ka përgatitur një hartë të pasojave në afatin e gjatë dhe lajmet nuk janë aspak të mira për shumë shtete, mes të cilëve edhe për Shqipërinë.

Harta e përgatitur nga Bild tregon sipërfaqet që do të zhyten në ujë me rritjen e nivelit të deteve në botë.

Sipas hartës, sëbashku Hamburgun e madje edhe me një pjesë të Berlinit në Gjermani, nën ujë do të zhyten edhe kryeqyteti i Suedisë Stokholmi dhe kryeqyteti i Holandës Amsterdami.

Ndër vendet më të goditura janë edhe Rusia, Ukraina dhe fqinjët tanë të Italisë, ku turistëve mund t’u duhet të zhyten për të shijuar bukuritë e Venecias.

Nëse skenari ogurzi do të bëhet realitet, nga rritja e nivelit të deteve do të goditet edhe Shqipëria, ku do të zhytet në ujë një pjesë e madhe e Ultësirës Perëndimore.

Sipas ekspertëve të pyetur nga “Bild”, niveli i deteve pritet të rritet me 1.5 metër deri në fund të këtij shekulli.

Mojib Latif nga Universiteti i Kielit paralajmëroi se “nëse ngrohja globale nuk ndalohet ky skenar do mund të realizohet brenda pak shekujsh”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne