Qyteti i Bangalores-Indi : Nuk është borë

Ajo që kanë parë banorët nuk ishte borë, pasi në qytetin indian të Bangalores, temperaturat në maj arrijnë në 40 gradë dhe bora do të ishte një bekim.

Fatkeqësisht, ajo substancë e bardhë ishte shkumë toksike që vinte nga liqenet e qytetit.

Ky fenomen i dëmshëm për shëndetin e banorëve të qytetit, pa llogaritur duhmën e rëndë, verifikohet prej disa vitesh në këtë qytet dhe asgjë nuk është bërë për ta zgjidhur.

Ekspertë lokalë thonë se shkaku i shkumës toksike janë ujërat e zeza dhe mbetjet industriale, që derdhen në mënyrë konstante në lumenjtë dhe liqenet e zonës.

Sipas tyre, mbetjet kanë brenda azot dhe fosfor.

Azoti eliminohet disi nga bimët në ujë, por fosfori jo dhe mjafton një shi i lehtë që të trazojë ujin për të krijuar shkumën helmuese.

Më pas, era bën pjesën e mbetur dhe mbulon qytetin me të, duke shkaktuar veç trafikut të rënduar, dëme të rënda në shëndetin e njerëzve.

Autoritetet indiane kanë premtuar prej kohësh se do ta zgjidhin problemin, e kohë më parë u ndalua me ligj derdhja e mbetjeve në liqene, por siç tregon mjaft qartë shkuma helmuese, asgjë nuk është bërë.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne