Rabini hebre: Regjimi izraelit sionist nuk është i ligjshëm

Rabini amerikan, Yisroel Dovid Weiss deklaroi se krijimi i regjimit izraelit sionist ishte një risi për fenë hebraike dhe se nuk ka ndonjë ligjshmëri.

Rabini Yisroel Dovid Weiss, udhëheqës i institucionit “Neturei Karta International-Jews United Against Zionism”, të themeluar nga hebrenjët anti- sionist, rikujtoi se regjimi sionist izraelit është një regjim artificial dhe deklaroi se sipas Tevratit, populli hebre nuk ka të drejtë të formojë një shtet.”

Robini Weiss i cili tha se sipas Tevratit, është e ndaluar që populli hebre të formojë shtet, shtoi se: “Osmanët na shpëtuan nga persekutimi i Evropës. Por sot, zionistët okupues po vrasin muslimanë të pafajshëm në Gaza. Sionizmi është një ideologji antisemitike dhe e çoroditur.” Ndërsa duke iu referuar faktit se SHBA-ja e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Weiss tha se: “Izraeli nuk është një shtet, për të pasur kryeqytet Jeruzalemin.”

Pyetjes se “Si e përshkruani sionizmin si një rabin amerikan?”, ai iu përgjigj kështu:

“Sionizmi është një ideologji e çoroditur që përpiqet të shfaqë të drejtën si të gabuar, dhe të gabuarën si të drejtë. Sot po vriten njerëz të pafajshëm në Gaza. Izraeli është një formacion racist dhe tiranik. Ajo që quhet sionizëm është një marrëzi e bërë 130 vjet më parë. Ndërsa jahudizmi është një fe 3 mijë vjeçare. Na është ndaluar hyrja grupore e hebrenjëve në Palestinë. Ata që e udhëheqin Izralin sot nuk kanë ndonjë lidhje me Jahudizmin. Ata nuk i njohin as profetët. Sionistët kundërshtojnë ligjet e zotit. Dhe ç’është më e keqja, ata pushtuan tokat, bënë masakra dhe ende vazhdojnë t’i bëjnë. Sionizmi izraelit nënkupton në të njejtën kohë edhe antisemitizmin. Sionistët janë armiku më i madh i hebrenjëve. Sepse ata refuzojnë dhjetë urdhëra.”

Weiss i cili theksoi se botës duhet t’i tregohet e vërteta e Jahudizmit, fjalimin e tij e vazhdoi kështu:

“Izraeli që pretendon të jetë një shtet hebre, të cilin unë nuk e pranoj, supozon se Zoti është i dobët. ‘Zoti nuk i mbronë hebrenjët, kështu që le të formojmë shtet dhe le të mbrojmë vetën.’ Ky është një kuptim kundër Zotit dhe kuptim i cili e mohon Zotin. Zoti e ka krijuar njeriun dhe e mbronë atë. Disa nuk e shohin atë si profet, por mbreti Solomon thotë se tempulli do të shkatërrohet. Ky është vizion i një profeti. Edhe Zoti gjithashtu thotë qartë në Tevrat, se pas shkatërrimit të tempullit, njerëzit do të shpërndahen nëpër të gjithë botën. Hebrenjët premtojnë se nuk do të kthehen më kolektivisht në Palestinë. Kudo që jetojmë, duhet të jetojmë në paqe së bashku me ata që jetojnë aty.”

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne