Racizëm çifut: Çifutët kërkojnë të “edukojnë” muslimanët në Gjermani

Emigrantëve muslimanë në Gjermani u duhen klasa antisemitizmi, ka deklaruar Këshilli i Hebrenjve në Gjermani.

Thirrja për klasa integrimi shtesë për migrantët nga Lindja e Mesme vjen përpara 80 vjetorit të “Kristallnachtit” – një ngjarje famëkeqe gjatë së cilës shtëpitë dhe bizneset e hebrenjve u shkatërruan para syrit të autoriteteve naziste.

Në një intervistë për Jüdische Allgemeine, nënkryetari i Këshillit Qendror të Çifutëve të Gjermanisë, Abraham Lehrer, bëri thirrje për klasa shtesë për emigrantët që vijnë në Gjermani nga shoqëritë islamike me qëllim të frenimit të antisemitizmit.

Lehrer vuri në dukje se shumica e myslimanëve që vijnë në Evropë janë rritur në një shoqëri që shpreh urrejtje të hapur ndaj hebrenjve dhe mohon të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Sipas tij, ky antisemitizëm jo vetëm që nuk do të largohet, por do të rikthehet kur migrantët të jenë stabilizuar në Gjermani plotësisht.

Për të parandaluar që kjo të ndodhë, Lehrer ka sugjeruar që emigrantëve tu ofrohen klasa shtesë gjatë kurseve të tyre të integrimit, të cilat do t’i mësonin atyre gjerësisht “vlerat themelore” të Gjermanisë, të tilla si demokracia dhe trajtimi si duhet i grave. Ai kërkoi gjithashtu që kurset integruese të përshtaten sipas begraundit të çdo emigranti, që normalisht varet nga vendi i tyre i origjinës.

Sugjerimi i Lehrerit vjen vetëm pak ditë përpara 80 vjetorit të famëkeqes “Kristallnacht”, e njohur edhe si “Nata e Xhamave të Thyer”, e cila ishte një seri masash që goditën komunitetet hebraike, bizneset, spitalet dhe sinagogat. Ngjarja u zhvillua në datat 9-10 nëntor 1938 në të gjithë Gjermaninë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne