Raka çlirohet tërësisht nga pushtimi i grupit terrorist ISIS

Grupi Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri i opozitarëve të armatosur siriane me qendër në Londër ka theksuar qyteti Raka, qendër e provincës Raka dhe baza kryesore e ISIS në Siri, është nën kontrollin e forcave kurde të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se grupi Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri ka deklaruar se qyteti Raka të martën është marrë nën kontroll të plotë të forcave kurde të Sirisë dhe u çlirua tërësisht nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Të hënën u deklarua se mbi 90 % e qytetit Raka është çliruar nga pushtimi i grupit terrorist ISIS dhe vetëm rreth 300 terroristëve të ISIS kanë mbetur në këtë qytet dhe shumica e tyre ndodhen në spital dhe në stadiumin e këtij qyteti. Çlirimi i stadiumit dhe i spitalit të qytetit Raka është bërë të martën në mëngjes. Me këtë veprim, praktikisht qyteti Raka i cili njihej si qendra e khalifatit të vetëshpallur të ISIS në Siri, u çlirua nga pushtimi i terroristëve takfiristë të ISIS. Forcat e Partisë Unionit Demokratik i Kurdëve të Sirisë që përbëhen nga forcat e kurdëve dhe arabëve, që nga muaj qershor i vitit 2017, kanë filluar operacionet për çlirimin e qytetit Raka nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Raka ishte qyteti i parë i madh i Sirisë i cili në vitin 2014 u pushtuar nga grupi takfirist terrorist ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne