Rama bëhet lepur: kërkon paqe me Himarën

Për të qetësuar banorët e Himarës të cilëve u prishen shtëpitë na plani për rehabilitimin e vijës bregdetare, kryeministri Edi Rama ka dërguar ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro. Ata zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me banorët, ndërsa morën pjesë edhe krerët e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri deklaroi se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut.

“Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut”, ka deklaruar Gjiknuri në këtë takim.

Të premten e ardhshme pritet të zhvillohet një takim tjetër derisa të arrihet në një marrëveshje mes qeverisë dhe banorëve. Plani vendor i Himarës prek rreth 80 banesa përgjatë shëtitores e cila parashikohet të shtrihet deri në Potam.

Ndërkohë kjo cështje ka shkaktuar një tjetër përplasje mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Kjo e fundit pretendon se shkelen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne