Rama bllokon “McAllsiter +”, drejt dështimit marrëveshja PD-PS

Kanë marrë një kthesë të fortë zhvillimet politike mbrëmjen e së së martës kur të gjithë prisnin finalizimin e një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pas vizitës së zv.ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee e gjithë dita ishte e mbushur me negociata mes palëveve mbi bazën e paketës “McAllister” me disa ndryshime. Që në orët e paradites kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi disa herë aleatët për tu konsultuar për ofertën e bërë. Ajo parashikonte përveç të tjerave edhe marrjen nga opozita të disa posteve në qeveri, identifikimin elektronik të votuesve dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Burimet thanë se e vetmja pikë ku negociatat ishin lënë pezull ishte shtyrja e datës së zgjedhjeve. Të njëjtat burime i dhanë se Kryeministri Rama nuk ka rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve përtej korrikut duke vënë si afat maksimal datën 23. Për opozitën kjo afat është i pamjaftueshëm për të realizuar kërkesat e saj dhe garantuar standardet e kërkuara .Mësohet se përveç datës së zgjedhjeve ka edhe disa pika të tjera për të cilat nuk është është gjetur plotësisht dakordësia. Marrëveshja për momentin është e bllokuar në këtë pikë dhe nuk dihet cila do të jetë ajo që mund t’i shtyjë palët drejt një rruge konsensusi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne