Rama cinik edhe me Veliajn: Po nuk më votuat mua, Lali Erin e shihni nëpër dasma!

Në fushatën e Tiranës, Edi Rama po kërkon vota përmes punëve të Erjon Veliajt. Kauza e Vetingut ka rënë. Opozita nuk është më “armike e kombit”. Show me leje legalizimi nuk bëhen dot pas ikjes së Artan Lames, ndërsa “policia që duam” e Saimir Tahirit rezultoi një dështim.

Për këtë arsye, kudo që del në Tiranë, Rama mban në krah të mbijetuarin e fundit, Erjon Veliajn.

Dalin bashkë tek bulevardi i ri me kamionët me zhavorr në sfond. Pastaj ushqejnë fëmijët e kopshteve veshur me përparëse. Radhës tjetër i sheh në një nga shtëpitë e shpërndara nga bashkia për familjet në nevojë dhe dy herë në javë, inspektojnë punimet tek sheshi Skënderbej.

Sot në Sauk ishin sërish bashkë. Për të qenë më i qartë me votuesit, Rama nuk e kurseu cinizmin me Veliajn, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte asgjë, pa qeverinë. Vetë Veliaj ishte mes banorëve duke dëgjuar ndërkohë fjalët e Ramës:

“Qytetarët që do kalojnë në sheshin Skënderbej na detyrohen votën, jo si borxh. Por na detyrohen që nesër mos thonë: Ore pse nuk po e vazhdon punën Lali Eri?? Lali Eri do jetë ky që është. Po bën vaki se në qeveri nuk ka këtë që ka këtu dhe ne të tjerët, Lali Erin do ta shihni nëpër festa, nëpër dasma, nëpër ngushëllime, me ndonjë mbjellje pemësh të marrë borxh po harrojeni këtë ritëm, harrojeni këtë punë dhe harrojeni këtë transformim, që ju siguroj me votën në 25 qershor dojetë shumë i madh se ç’ka qenë këto dy vite të para. 20 shkolla të reja do bëjë lali Eri, i ka gati. Kemi këtë qeverinë me kujdestarët e zgjedhjeve dhe nuk do bëjë procedura të reja. Nuk do hyjnë në tendera e historira të tilla. Ama siç thotë ai miku im, nuk i dhatë 18 deputetë Partisë Socialiste, 20 shkollat e Lali Erit i mori lumi i Lanës”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne