Rama del hapur pro Tahirit: Ikni mor syleshë e veshëgjatë, s’ka asnjë provë. ZERO prova!

Ndërkohë që dje Edi Rama dhe vetë Saimir Tahiri shkruan se janë të gatshëm që të bëhet drejtësi dhe të zbardhet e vërteta, sot kryeministri ka paralajmëruar se do ta mbrojë deri në fund ish-ministrin e tij. Nuk përjashtohet, ashtu siç tha Fevziu mbrëmë rreth mesnatës në studio: Ka një deal (marrëveshje) mes të dyve. Lexoni reagimin e Ramës në Facebook pasi dëgjoi prokurorët në Komisionin e Mandateve.


“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”, shkruajti Rama sot duke i quajtur muhabet pazari kërkesën e prokurorisë për lejimin e arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm i cili rezulton i përfshirë në trafik droge.
POSTIMET E TJERA TE RAMES NE FACEBOOK
Haqet e fukarenjve jane ceshtje te Zotit, keshtu qe merru me ndonje pune tjeter se ate pune e ben i madhi lart Dhe nese s’ke deshire te me degjosh mua kur flas per drejtesine e ke ne dore, shtyp butonin e telekomandes dhe shiko filma me kartona, por nje gje ka rendesi: ATE QE NUK E DIME, sic thua edhe vete, DUHET TE NA E THOTE DREJTESIA, jo ta vendosin kazanet e krimineleve, te politikes apo media! Kuptove vella se te paskam edhe nga Vlora keshtu qe mos na ver ne pozite te veshtire me fjali pa lidhje, he te keqen vellai
U zbulua? Deri tani nuk kam pare asnje zbulim, perkundrazi po shoh e degjoj gjera qe me fusin ne mendime te reja, por nuk paragjykoj asgje dhe pres te shoh ku dallon lumi i llafeve te atyre dy krimineleve me njeri-tjetrin nga dosja e paraqitur prej prokurorise! Deri tani s’e kam pare dhe s’e kam degjuar, por pres, e dua te verteten me shume se askush sot dhe e dua sa me pare, ji i bindur per kete.
Pse u lodhe ti Ilir apo e ke menduar te lehte ç’do te thote te besh shtet, te besh Reforme ne Drejtesi, te besh Veting, te pastrosh llumin 27 vjecar ne Pallatin e Drejtesise? Mos u lodh Ilir, s’po lodhem une imagjino ti Me durim vella, drejtesia s’eshte llaf goje.
Gentian! Mos luaj mendsh fare, prandaj jemi ne kete pike, sepse DUAM DREJTESI qe te mos luaj mendsh askush, po te ndeshkohet nga DREJTESIA, jo nga qeveria, as nga partia, cilido qe shkel ligjin! Ato provat qe thua ti, nuk jemi as ti as une qe i kthejme ne vendime gjyqesore po eshte GJYKATA Gentian, GJY – KA – TA! Prandaj luftuam per Reformen ne Drejtesi, prandaj luftuam per Vetingun, prandaj duhet te jemi misherimi i vullnetit per DREJTESI edhe kur behet fjale per ne vete, me cdo cmim, me cdo kusht

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne