Rama i del në krah mikut Erdogan përballë Europës

Ndikimi turk drejtë vendeve të Ballkanit, shumë herë nuk ka i ka pëlqyer shteteve të Europës Perëndimore dhe portali zyrtar i Bashkimit Europian shkruante dje se vende si Shqipëria, Maqedonia e Kosova, rrezikohen nga nëse nuk afrohen nga BE-ja.

Por në të njëjtën ditë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për italianen L’Espreso, ku ndër të tjera pyetet edhe për Turqinë dhe Erdogan.

Rama ka marrë në mbrojtje Turqinë përballë ngurimit të BE-së për ta pranuar atë në gjirin e vet, duke thënë se “Turqia i ka bërë detyrat e shtëpisë”.

Erdogan, i cili tani ka Turqinë në dorë, ka investuar në islamizimin e Shqipërisë, shumë para për të ndërtuar xhaminë e re në qendër të Tiranës.

Ne ishim vendi i vetëm që nazistët nuk dorëzuan as një çifut, ata u adoptuan dhe u mbrojtën nga familjet muslimane. Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është muslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist.

Sa për Turqinë dhe Erdogan, çështja është më komplekse: ai ka kryer reformat bashkë me detyrat e shtëpisë. Ai pret që Evropa të hapë dyert. Grushti i shtetit ishte një shuplakë për të.

Kjo ka rrëzuar paradigmën nga Turqia si pararojë e Europës në botën myslimane, edhe pse besoj se ishte ëndrra e tij për të ndërtuar një urë lidhëse mes botës muslimane në kufijtë e Europës. Poshtërimi është shumë i keq, në këtë pjesë të botës!.

Po preferoni akoma Turqinë, apo po mendoni për të mirën e Shqipërisë? Në qershor të vitit 2014, vendi juaj u njoh si kandidat për në BE, por pas tre vjetësh negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar ende …

Diku tjetër poshtërimi ndoshta mund të justifikohet në termat e pragmatizmit apo real-politikës, në këtë pjesë të botës është e papranueshme. Sa për ne, ne jemi dhe mbetemi vendi më pro-evropian në Europë, dhe po bëjmë atë që duhet bërë, dhe i kemi të gjitha kartat e duhura./ frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne