Rama: E kisha fiksim të vinte kjo ditë… dibranët po qeshnin me ne

Kryeministri Edi Rama, është takuar me qytetarët e Dibrës për të prezantuar projektin e rrugës së Arbërit. Rama ka shpjeguar se ky projekt do të përfundojë para përfundimit të mandatit 4 vjeçar.

“Po sot ne do të prezantojmë në një takim tjetër të hapur projektin e zbatimit të rrugës së Arbrit. E vërteta është se kisha një fiksim shumë të fortë që të vinte kjo ditë sa më shpejt per shkak se për 24 vjet kush ka kaluar në Dibër per të marrë vota ka thënë rrugën e Arbrit dhe e ka përsëritur prap… Dhe me të drejtë Dibranët që të qeshin dhe kur s’ke faj e jo më kur ke faj… qeshën me ne… Historia e projektit është pak e gjatë dhe e ndërlikuar, sepse gjetëm një marrëveshje të mëparshme të qeverisë së shkuar, me një kompani kineze… për të cilën negociuam disa vjet dhe vendosëm që ta ndalojnë negociatën dhe sot në projekt nuk kemi 17 kilometra por 40 km.

Kemi dhe lidhjen e Klosit dhe Burrelit me aksin. Që do të thotë qytetarët e Burrelit dhe Klosit për të shkuar në Tiranë do të pershkuajnë afër 90 km, do kenë mundësi të re për të arrit në Tiranë me gjysmën e kohës dhe distances. Rruga nga ana tjetër ka një përmirësim shumë të konsiderueshëm në projekt, përsa i përket gjtihë trajektores dhe bëhet me gjysmën e kostos së parashikuar me idenë e vjetër që ishte marrëzi…”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne