Rama e Thaçi në ceremoninë e Erdogan, tërbohet deputeti katolik: Ftohen dy ‘vëllezërit’ dhe përjashtohet ‘shqiptari që pin raki’

Deputeti i opozitës, katoliku ekstremist Nard Ndoka eshte terbuar me pjesëmarrjen e djeshme në Turqi të kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e betimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Me poshte statusi i tij:

Rama e Thaçi, dy anadollakët e Erdoganit. Ftohen dy “vëllezërit” në ceromoninë e mbretërimit të sulltanit Erdogan, ndërsa përjashtohet “shqiptari që pin raki”, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
A po keqpërdoren Rama e Thaçi nga Taipi, në dëm të interesave kombëtare, në rrugëtimin tonë euroatlantik? Një popull që admiron haptas pushtuesit e vet, ka probleme me vetën, kur këtë e demonstrojnë drejtuesit e shtetit; është një turp institucional e kombëtar.
Erdogani e ka shpallur botërisht politiken e tij për influence politike, ekonomike, kulturore dhe riaktivizimin e influencës së vjetër osmane: “Ne duhet të shkojmë kudo atje, ku kanë qenë paraardhësit tanë”.
Deklarata si kjo dokumentojnë strategjinë turke për të demonstruar kundërpeshën politike dhe ekonomike kryesisht në Shqipëri, Kosove, Bosnje e Maqedoni.
“Rama dhe Thaçi viktimat e radhës. Pini një gotë me raki, të shpëtoni vetën tuaj nga Erdogani, ashtu si vëllai juaj i vërtet Ramushi!”– shprehet kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne