Rama flet pas ‘përplasjes’ me Haradinajn: Nuk ka problem, unë kam bindjen time, ai të vetën

Qysh nga dita e djeshme, Rama ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, ai pa patur edhe një ‘përplasje’ me kryeministrin kosovar Haradinaj, ku ky i fundit postoi një status të ashpër kundër Ramës. “Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll” – shkruante Haradinaj. Kjo deklaratë e tij u pasua me një foto të postuar nga Rama në facebook, ku dy kryeministrat trokisnin gotat. Ndërkohë, Rama ka folur për Top Channel për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për debatet me homologun e tij kosovar.

I pyetur nëse e kapërceu ngërçin me Haradinajn, Rama përgjigjet:Jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem. Unë ashtu sikundër jam i drejtpërdrejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejt për drejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne