Rama flet për 12 marrëveshje me Kosovën, gazetari e kap ‘mat’ duke i kujtuar bllokimin e patateve në kufi

Në mbledhjen e sotme të dy qeverive Shqipëri-Kosovë që u mbajt sot në Korçë u nënshkruan 12 marrëveshje. Por gjatë konferencës për shtyp mes dy kryeministrave, një gazetar nga Kosova i ka kujtuar Ramës cështjen e bllokimit të patave në kufi dhe se sipas tij shumë marrëveshje që janë bërë në të kaluarën mes dy vendeve nuk janë zbatuar. Më poshtë replika mes Ramës dhe gazetarit.

Gazetari: Nënshkruat 12 marrëveshje po s’janë zbatuar ende ato që keni nënshkruar në të kaluarën.

Rama: Më thuaj një që s’është zbatuar.

Gazetari: Po ja, shkëmbimi i mallrave, ka mjaft telashe tek patatet.

Rama: Janë dy gjëra të ndryshme, nuk ka marrëveshje të pazbatuara. Telashet tek patatet janë të vjetra, janë më pak se dje por do punojmë t’i bëjmë zero.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne