Rama hidhet në sulm, i kërkon Markut e Donika Prelës që protesta të hetohet nga Krimet e Rënda

Edi Rama u ka kërkuar Arta Markut dhe Donika Prelës që hetimet për dhunën e djeshme në polici t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kështu bëjnë me dije burime për Lapsi.al.

Qëllimi pas kësaj lëvizje të Ramës është të frikësojë opozitën dhe protestuesit. Të mbi 50 të arrestuarit e dhjetëra të tjerët nën hetim, do të duhet të kalojnë në sitën e Krimeve të Rënda, Prokurori e cila heton veprat më të rënda penale, që nga vrasjet e deri tek aktet terroriste.

Kryeprokurorja Arta Marku dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela janë parë të futen në Kryeministri mëngjesin e sotëm.

Makina e Markut është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë. Fotot e makinës me targë AA747VA që i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit te së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.

Nga protesta dje numrohen rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues te ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne