Rama i kërkon Arta Markut të thërrasë në prokurori Bashën

Momentin kur Lulzim Basha u kap gafil në me fjalët e veta në emisionin Opinion për ç’ka dinte për Biniatta Trade, Edi Rama e përdori në një video-montazh, ku ironizon kreun e PD-së.
Por mes deklaratave të montuara të Lulzim Bashës, Rama i kërkon publikisht Arta Markut që pas Arben Ristanit, të marrë në pyetje Lulzim Bashën.

“Eshtë koha për t’u rrëfyer në prokurori, sepse këtë herë është në mes interesi i Shqipërisë dhe rruga e saj drejt BE-së” shkruan Rama që dërgon një mesazh të qartë për kryeprokuroren që caktoi dhe votoi vetë në krye të organit të akuzës.

Deri tani është thirrur në prokurori Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm në PD që ka dëshmuar në lidhje me deklarimin e lobistit amerikan Nick Muzin, sipas të cilit është paguar 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike, para këto të padeklaruara në KQZ.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne