Rama: Më jepni negociatat, letrat i kam në rregull

Edi Rama kërkon me çdo kusht të dalë në anën tjetër të bregut me varkën e negociatave. Berlni vulosi “JO”-në e Qershorit, një shaka e hidhur që ekspozoi sërish kryeministrin tonë, i cili me të vetën i ka hapur negociatat qershorin e kaluar.

Homologu i tij i Maqedonisë së Veriut i vetëdijshëm për pusullën që mori nga Merkel e Macron paralajmëroi dorëheqje në rast të mosdhënies së dritës jeshile në qershor. Ndërsa Edi pereferon të bëjë sërish rolin e atij që gjithmonë keqkuptohet dhe për këtë arsye detyrohet të japë gjithmonë shpjegimi se janë të tjerët që dalin nga fjala dhse ai nuk ka asnjë faj.

Por situata e brendshme politike, parashikimet financiare dhe mbi të gjitha premtimi për të bërë shtet nuk japin garanci për ta çuar deri në fund mandatin e dytë dhe këtu Edi ka vlerësuar se është momenti t’i drejtohet Europës.

Jam i bindur që ky është viti kur të gjitha rrethanat janë aty dhe do të jenë aty për të çelur negociatat, qoftë dhe për arsye të nevojës krejt legjitime procedurale të një vendi, apo të një vendi tjetër, për të shqyrtuar raportin e Komisionit

Edi ka një shpjegim tjetër pse i do negociatat dhe nuk ka problem pse shkel mbi veten apo mbi paaftësinë për të realizuar një premtim solemn të tijin në fushatë. Të bërit shtet!

Edhe këmbëngulja për të hapur negociatat lidhet me këtë, është një proces që na jep një fuqi njohjeje, dijeje, shtetbërjeje, që nuk na buron nga tradita, sepse tradita nuk është aty për të na mësuar sesi bëhet një shtet funksional demokratik. Për këtë arsye na vjen nga e vetmja rrugë, që është rruga e integrimit europian

Fjëlën e mbajtur në prezantimin e platformës digjitale “Ambasada Ime” sipas kryeministrit duhet ta kuptojmë se ai nuk kërkon më shumë sesa meriton, atë që Europa ia ka premtuar me letra, por Edi në fakt kërkon të mbijetojë dhe shpëtimi i vetëm është kacavjerrja pas derës së Europës.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne