Rama në Kamëz, gjithë rrugët të bllokuara, qytetarët vonë për punë

Sot nisi viti i ri akedemik për universitetet dhe kryeministri Rama ishte i pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai uroi pedagogët dhe studentët për nisjen e viti të ri akademik. Gjithashtu ai shtoi se të gjithë studentët janë në bazë të meritës në universitet.

“U uroj çdo të mirë dhe sukses pedagogëve dhe studentëve në të gjithë Shqipërinë, duke qenë i bindur se edhe pse jemi vetëm në fillime, kapitulli i reformës në arsim do të japë rezultate dhe produkte konkrete. Deri dje ishte e pamundur të imagjinohej që çdo i ri të gjente vendin që u takonte bazuar te ajo që dinë, që shprehet në mesataren e shkollës së mesme. Të gjithë studentët janë në bazë të meritës në universitet”, – shtoi Rama.

Rama u tregua tejet optimist kur theksoi se kërkon që Universiteti Bujqësor do të kthehet në model jo vetëm për universitetet e vendit, por edhe të rajonit.

Do e transformojmë këtë territor në model për universitetet në rajon. Këtu ka hapësirë, njerëz që dinë dhe vullnet të përbashkët. Mjafton që secili prej nesh të bëjë detyrën e vet”, – nënvizoi Rama.

Ndonëse arsimi është një nga sektorët më problematikë në vend që merr shuë më para para nga buxheti se vendet europiane apo qoftë edhe të rajonit. Po ashtu shpesherë qeveria Rama është gjendur para protestave kundër reformave në arsim, kreu i qeverisë mbron nismat e tij sit ë suksesshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne