Rama në Stamboll, takim me Erdogan

Kryeministri Rama udhëtoi këtë të shtunë drejt Stambollit, ku pati një takim me presidentin Erdogan.

Rama ka publikuar në Instagram foton e tij me liderin turk, dalë pasdite pas një takimi mes tyre, por e pashoqëruar me ndonjë koment.

Takimi mes dy tyre, të konsideruar miq, ndodh në një kohë kur përflitet për një ngërç në dy projektet e mëdha si investime turke, Air Albania dhe Aeroporti i Vlorës.

Është ky një takim që pritet të ketë efekt në përshpejtimin e bërjes realitet të dy projekteve, ku vonesat janë të natyrës teknike e aspak politike, siç aludohet. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne