Rama nis arrestime masive

Mbi 20 persona me prirje radikale janë ndaluar nga antiterrori. Burime  bëjnë me dije se ata janë shoqëruar në polici një natë më parë, si një prej masave për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Mësohet se këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije ende, do qëndrojnë nëpër rajone të policisë deri në përfundim të protestës, e cila nis në orën 12:00. Më herët gjatë ditës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako zhvilloi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Takimi mësohet se kishte lidhje me protestën e sotme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne