Rama nuk i ‘ndahet’ Dash Shehit: Ngre furtunë në gotën ku pi raki dhe flet kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet kreut të LZHK-së, Dashamir Shehu, me te cilin ka një javë që debaton për investimet turke në Shqipëri.

I ftuar në studion e emisionit ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova, kryeministri Rama nuk ka lënë mënjanë edhe çështjet e politikës së ditës.

Mirëpo, në fund të bisedës, ashtu siç edhe mund të pritej, ai nuk ka harruar të sulmojë përsëri deputetin Dashamir Shehi, duke thënë se ngre furtuna në gotën ku pi raki.

Drejtuesi i emisionit, gazetari Baton Haxhiu i është drejtuar kryeministrit Edi Rama; duke qenë i lodhur nga temat e Shqipërisë, mendova të realizoj një intervistë vetëm me çështjet e jashtme.

Por, kryeministri Rama i është përgjigjur: Jo nuk jam lodhur, edhe sot kur po vija me makinë komunikoja me miqtë e mi të Facebook, pasi më duket më mirë të humbas kohë me ata dhe jo me ata në parlament. Sepse kur shkoj në parlament shikoj që aty ngrenë furtuna të kota në gotë. Ngrenë furtunë në gotën e rakisë të atyre që pinë raki dhe flasin kundër Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne