Rama opozitës për refugjatët: Broçkulla e re kozmike, as ISIS s’i ka 600 mijë ushtarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me lajmin që qarkullon në media se Shqipëria është shprehur e gatshme se mund të pranojë një kapacitet prej 600 mijë refugjatësh sirianë.

Në një dëgjesë publike me qytetarët në Sarandë, Rama e cilësoi këtë lajm një broçkull kozmike, ndërsa nuk kurseu as sulmet për opozitën. Sipas tij tashmë Esat Pasha ka gjetur pasardhësit.

“Broçkulla e re kozmike është që 600 mijë ushtarë të ISIS do vijnë në Shqipëri. ISIS si ka aq ushtarë. Do vijnë me avion i bie, por ne nuk bëhemi pikë grumbullimi për ta. Do qeshim me keqardhje por do u sugjerojmë psikolog. Esat Pasha gjeti pasardhës. 100 vjet në varrë i hidhëruar dhe i gjeti, pasardhës që hedhin bomba me tym dhe me helm. Kur erdhi babalja si hero, ska gjë që vjen pas. Siç thonë, se di në greqisht, por në shqip thonë; qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, – tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne