Rama paralajmëron se nga janari do të japë rezultat Vetingu në policinë e shtetit

Nga Akademia e Sigurisë, një Konferencë shkencore ndërkombëtare mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë, kryeministri Edi Rama tha se lufta kunder krimit të organizuar dhe rrjeteve kriminale që prej vitesh nuk janë goditur, është në fokusin dhe prioritetin e Policisë së Shtetit.

Ai tha se vetingu në radhët e Policisë do japë rezultate. Kështu kryeministri Rama paralajmëroi se nga janari do të japë rezultat ky veting.

Pastëria e radhëve të policisë, integriteti i lartë është parakusht i domosdoshëm dhe padiskutueshëm, ne kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashur në funksion të rritjes së shpërblimit moral e financiar për punonjësit e policisë, do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë, por procesi historik i pastrimit të policisë së shtetit, sikurse edhe të gjyqësorit nga elementë të kriminalizuar, korruptuar, por edhe të paaftë do vijojë me vendosmëri në radhët e policisë së shtetit e pastaj të gjitha strukturave të tjera ligjzbatuese. Vetingu që është organizuar e do fillojë në policinë e shtetit nga janari do japë rezultate të qenësishme sikundër kam besim se brezat që do dalin duke nisur nga së shpejti prej Akademisë do jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi të gjakut të policisë së shtetit.” – tha Rama.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne