Rama për protestën e PD-së: Duan destabilizimin e vendit, edhe nëse nuk më doni kryeministër mos u bëni mercenarë

Kryeministri Rama ka folur në konferencën e përjavshme në rrjetet sociale për protestën e nesërme të paralajmëruar të opozitës.

Ai u shpreh se PD nuk e do reformën në drejtësi dhe duke penguar vettingun, po kërkon që të mos dalë në zgjedhje nga frika e votës kundër nga populli.

Kryeministri Rama tha se PD-ja kërkon destabilizimin e vendit me protestën e nesërme, e cila bllokon, jo vetëm rrugën e drejtësisë, por edhe atë drejt BE-së.

“Çadra e ngritur në bulevard është mënyra më spektakolare e të menduarit mbrapsht. Ata dështuan ta bëjnë shtet. Ata që dështuan ta demokratizojnë këtë vend, janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë nuk e kanë problem që të destabilizojnë vendin. Duan tym se e dinë që çadra nuk i mbron.

Flasin për bllokim rrugësh, se nuk duan që rruga e Europës të hapet. Ata përbuzin drejtësinë. Prandaj flasin për republikën e re, se nuk duan  rejtësinë e re. Ata e dinë se populli nuk mund t’i votojë ata që pengojnë vetingun.

Nuk duan as të dalin para gjykimit të votës se nuk duan vetingun”,- tha Rama.

“Kush është i pakënaqur me mua i kuptoj, por mos shkelni ligjin duke bllokuar rrugën, nuk mund të shkelësh ligjin për t’i dalë në krah atyre që po na ndajnë nga Europa.  Kush nuk më do mua si kryeministër nuk duhet të shkelë ligjin duke u bërë mercenarë për të mbrojtur keqbërësit. Ata duan të na  kthejnë mbrapa duke i vënë flakën drejtësisë”,- tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne