Shqiperia

Rama për rrahjen e Sahit Dollapit: Policët e tepruan, por i mirëkuptoj

Edi Rama deklaroi se dhuna e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, mbrëmjen e djeshme në protestë, ishte një veprim i panevojshëm.

Por, kryeministri vazhdoi duke justifikuar policët që rrahën barbarisht Dollapin në ato momente.

“Dikush qe iken policisë me vrap e ka një arsye që ikën me vrap. Në vende me demokraci shume më te mirë se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq. Te veprosh në ato kushte te jesh nën flakë e gurë e nën një presion shtazarak nuk është gjëja më e kollajshme. I kuptoj ata dy punonjës policie që bën një veprimt të tepërt, por duke e gjykuar ne nga ekrani. Ama tupr më te madh e përqeshje më te madhe me ate incident, ta kthesh në një histeri për te provuar se në 7 orë ishte policia shkaktarë e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Dua ta them këtë se kam pasur shumë mësazhe njerëzish të revoltuar”, tha Rama.

OPINIONE