Rama pranon shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik, por nuk pranon kushtin e opozitës, Basha largohet

Kanë rezultuar të pasuksesshme takimet e dyta në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm ishin kreu i PD-së, Lulzim Basha me negociatorin David McAllister nga njëra anë dhe nga ana tjetër Knut Flekenshtejn me kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Mësohet se ka qenë mazhoranca fillimisht që ka propozuar kërkesat e saj. Kreu i PS-së dhe i qeverisë, Edi Rama mësohet se ka pranuar të shtyjë datën e zgjedhjeve që të bëheshin në datën 16 korrik, por që qeverinë ta udhëheqë ai, thanë burime pranë tryezës për SYRI.net.

Pra, argumenti i tij i deritanishëm se nuk ma lejon Kushtetuta për shtyrjen e zgjedhjeve paska qene e gjitha një farsë.

Por pas marrjes së propozimeve, kreu i PD-së ka qëndruar tek kërkesa e qeverisë teknike me mandat të qartë vetëm për organizimin e zgjedhjeve.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Edi Rama. Në këto kushte, kreu i PD-së është larguar dhe siç edhe deklaroi ai për gazetarët se, ‘mbarova punë”.

“Nuk kanë nisur ende negociatat. Nuk ka teknicienë. Erdha këtu për të vazhduar procesin e bisedimeve. U largova se mbarova punë”, u shpreh Basha./ syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne