Rama refugjatë afrikanë në Shqipëri shqiptarët klandestinë për në Angli

GJERGJI THANASI

Pa u fashitur mirë zhurma e propagandës qeveritare për aktin human të Ramës për të ndihmuar Italinë e personalisht ministrin Salvini duke pranuar në Shqipëir 20 refugjatë afrikanë në bordin e anijes U. Diciotti, në La Mansh shqiptarët si gjithmonë klandestinë drejt Anglisë.

Më 25 gusht policia ushtarake holandeze (Marechaussee) kontrolloi një jaht të marrë me qera nga një shtetas grek 47 vjecar. Në kabinën e jahtiti me flamur belg, u zbuluan 8 klandestinë shqiptarë, të cilët po synonin të kalonin La Mashin për në Angli. Tetë klandestinët shqiptarë u dërguan në stacionin e policisë së Portit të Colijnsplaat-it, ndërsa kapiteni grek u arrestua në kushtet e flagrancës me akuzën trafik qeniesh njerëzore.

Ky është paradox tipik shqiptar. Afrikanëve u ofrohet parajsa në Shqipëri nga kryeministri Edvin, ndërsa shqiptarët sikterrisen nga sytë këmbët me llotari amerikane, me kërkesë azili, në vendet e veriut të BE-së, klandestinë nga toka, deti e ajri për në Angli e ku të munden vetëm larg Shqipërisë ama!/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne