Rama sfidon demokracinë me Gramoz Ruçin, VOA përkujton të vrarët nga komunizmi në Tepelenë

Në Tepelenë u përkujtuan të internuarit e kampit famëkeq komunist. Zëri i Amerikës i ka kushtuar një reportazh të gjatë kësaj dite përkujtimi të dhimbshëm.

Kjo vëmendje ndaj njerëzve që i mbijetuan atij kampi dhe kujtimit dhe sakrificës së gjithë të tjerëve që nuk arritën ta shikojnë fundin e tij dhe ardhjen e demokracisë, vjen në një moment kur në krye të shtetit shqiptar, si numri dy i saj, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pritet të ngjitet Gramoz Ruçi, ish-Sekretari i Parë i Komitetit të PPSH-së në Tepelenë dhe ish-ministri i Brendshëm i regjimit totalitar.

Pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë kërkoi nga Presidenti i Republikës, opozita, ambasadorët e huaj, të pengonin ngjitjen e Ruçit në krye të Kuvendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne