Rama shpërblen Fatos Nanon, i emëron të birin DREJTOR në agjencinë e rëndësishme

Edi Rama “shpërblen” paraardhësin e tij në PS Fatos Nano duke i emëruar të birin, Sokol Nano, drejtor.

Të gjithë u befasuan kur ish-lideri i së majtës Fatos Nano u shfaq më 9 tetor të 2017-ës krah kryeministrit Edi Rama në Shkodër.

Përkundrejt gjithçkaje që flitet e shkruhej për marrëdhëniet e ndera mes tyre, si për të përgënjeshtruar gjithçka, Nano dhe Rama panë ndeshjen e asaj nate Shqipëri-Itali në stadiumin “Loro Boriçi” nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dhe duket se “shpërblimi i madh” ka ardhur nga kryeministri Rama i cili e ka përmendur vazhdimisht Nanon edhe nga foltorja e Kuvendit si një nga figurat e papërsëritshme në PS.

Djali i Fatos Nanos, Sokol Nano, i cili njihet edhe si pronar i një prej club-eve me famë në kryeqytet është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (AIDA) mëson ekskluzivisht newsbomb.al.

Më herët, këtë post të rëndësishëm e ka mbajtur Brisida Shehaj e cila tanimë është emëruar në krye të agjencisë së Task-Forcës së Bregdetit.

Sokol Nano është djali i Fatos e Rexhina Nanos, i lakuar jo pak mediatikisht, jo vetëm si biznesmen por edhe për jetën e tij private. / newsbomb.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne