Rama: Shpifësit do e paguajnë. Ironizon Vasili: Të pushkatohen!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj propozimit të kryeministrit, Edi Rama, në lidhje me paketën “AntiShpifje”.

Pak orë më parë, kreu i qeverisë postoi një status në rrjetin social teksa shkruante se shpifësit do të mbajnë përgjegjësi dhe do të paguajnë sa “frëngu pulën” për të pavërtetat që shprehin.

Deputeti Vasili ka shprehur “ironi” në ‘Facebook” duke theksuar se shpifësit duhet të varen dhe të pushkatohen, ndërsa rendit disa shpifje, i cili i quan të papranueshme dhe sipas tij, duhej të dënoheshin.

“Shpifesit te varen,pushkatohen,karrige elektrike ose te treja bashke. Te papranueshme vertet shpifje te tilla si:

1.Edi Rama i beri thirrje policise te bente vota per rilindjen.

2.Edi Rama genjeu dhe beri ekspertizen per Agron Xhafen dhe i doli ok.

3.Edi Rama mbushi vendin me droge.

4.Edi Rama i vuri gjoksin dhe ndaloi arrestimin e ish ministrit te brendeshem.

Keto shpifje te poshtra, duhet te denohen pa derman,bile me pushkatim,me varje,me karrige elektrike ose te te treja bashke.Kryeministri si ka bere fare keto.Shpifesit duhet ta paguajne si frengu pulen.Ç’i gjeti keta,ta paguajne patjeter se i kane prishur oren e vizatimit kryeministrit.

Ne po paguajme gjithe populli sa frengu bythen e pules me qindra milion per koncesione hajdutesh jo më keta shpifesit qe e kane bere hak.Kryeministrin te kemi mire e te na lere prapa kjo ka rendesi.”, shruan Vasili.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne