Rama shtron darkën e Iftarit, lexon dy urdhëresat e famshme

Një ditë larg përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama ka shtruar një iftar për të gjithë besimtarët.

Në fjalën e tij të mbajtur përpara të pranishmëve, kryeministri ka cituar Librin e Shenjtë të besimtarëve të kësaj feje.

“Urrejtja dhe përdhosja e islamit po u kërcënon endrrën e jetësuar të lirisë dhe demokracisë, duke zgjeruar radhët ende të ngushta, por jo më fatkeqësisht të padukshme të islamofobëve dritë shkurtër dhe mendje zbrazuar.

Ky është një alarm që mbërrin deri këtu mes nesh, ku islami i së ardhmes paqësore dhe i përputhur me vlerat e të jetuarit sëbashku ekziston si një dhuratë që duhet mbrojtur e trashguar si një amanet i shenjtë.

Duhet mbrojtur njëkohësisht me të njëjtën forcë nga vandalët e errësirës kur ngjizet fryma shkatërruese e radikalizmit islamik dhe nga vandalizimi i injorancës së shoqërisë së konsumit dhe i politikës së konsumit.

Duhet mbrojtur siç thonë dy urdhërësat: Hiq dorë nga dhuna në islam dhe lexo.

Çka ISIS i ofronte idhëtarëve të tij ishte vuajtje dhe vdekje, ISIS po vdes dhe vetë më në fund, por mbetet i gjallë dhe i fortë mesazhi i qartësisë së akullt kriminale të godasim në përçmim, të jetë në cdo vend dhe në cdo kohë. Fryma shkatërruese e asaj mortje i tregoi sy hapurve se dhuna në islam nuk bën dallim mes kishave, sinagogave dhe xhamive.”-tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne