Rama: S’ka shans të shtyhen zgjedhjet e 18 qershorit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin në asamblenë e PS-së se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve.

Duke e krahasuar PS-në me Juventusin që vetëm fiton, ai tha se Barcelona, me të cilën skuadra italiane, do të luajë, nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes.

“Data e zgjedhjeve nuk shtyhet, PD duhet të marrë shembull nga Barcelona që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Saliu i Lulit nuk do vettingun se nuk do zgjedhje, Luli i Saliut nuk do zgjedhje se nuk do vettingun. Ata kërcënojnë në emër të popullit dhe nuk guxojnë të dalin nga çadra për tu gjykuar nga populli. Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit”, tha Rama.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne