Rama: S’na mundi Saliu me shtetin, do na mundë Luli me fallxhoren!

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Librazhdi se nuk do të ketë asnjë ulje në tryezë me opozitën, siç ndodhi pas marrëveshjes politike të prillit 2019, që rrodhi pasi opozita u “mbyll” në çadër para kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë.

Rama risolli në vëmendje kërcënimin e Bashës kur ishte në çadër, kur thoshte se nuk do të hynte në zgjedhje me këtë qeveri, por sipas kryeministrit u futën në garë elektorale pasi morën disa ministra teknike. Kreu i qeverisë tha se Basha tashmë po kërkon të marrë edhe gjysmën tjetër të qeverisë, por kjo nuk do të ndodhë.

Shefi i mazhorancës tha se socialistët e kanë provuar ndershmërinë e fitores edhe kur ka qenë në pushtet Sali Berisha si kryeministër.

“Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe kishin edhe shtetin. A ka demokrat të thotë se ishte më e lehtë të mundësh Saliun se sa Lulin me fallxhoren që ka në krah. Në Durrës Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër i mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, 2011, 2013, 2017. I kemi mundur Saliun që nuk bënte gjë për të na penguar për të nxjerrë votën nga kutitë dhe nuk mundim dot Lulin?!” deklaroi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne