Rama tha se do t’i shkarkonte me 26 qershor ministrat teknikë

Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s’do jenë më ministra.
Ata janë ministrja teknikë dhe do largohen nëse ne fitojmë zgjedhjet”
, – u shpreh Rama me 1 qershor në “Opinion”.

Por nga ana e tyre ministrat teknikë të PD-së deklarojnë se do të vijojnë detyrën e tyre, sipas Kushtetutës.  “Ne jemi në detyrë. Vazhdojmë punën. Jemi dekretuar nga presidenti dhe kaq. Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”. – shprehen ata.

Me ardhjen e tyre në qeveri, ministrat teknikë nisën një valë shkarkimesh të punonjësve të administratës, duke e motivuar me përfshirjen e tyre në fushatë për partitë përkatëse, PS apo LSI. Pas situatës së krijuar, kryeministri në deklarata e bëra, gjatë fushatës tha se këta ministra do të largoheshin më datë 26 qershor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne