Rama trembet nga ISIS-i, anti-terrori pergjon myslymanet

Pas sulmeve terroriste në disa qytete të Europës dhe kërcënimeve për sulme të tjera nga ISIS, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë në fushën e sigurisë publike, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe kufirit.

Policia e Shtetit njofton se do të ketë shtim të prezencës policore me uniformë dhe agjentë në terren, do të forcohen masat e kontrollit gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore-sportive, qendra tregtare, objekte me rëndësi strategjike, trupit diplomatik etj.

Masa për ambasadat dhe ndeshjen sot në Elbasan

Ambasadat në kryeqytet, institucionet e rëndësisë së veçantë, por edhe ndeshja që do të zhvillohet sonte në Elbasan mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit do të jenë të monitorim gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu do të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar e kufirit të gjelbër për persona që konsiderohen me risk, mjete dhe sende të kundraligjshme.

Paralelisht strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale por edhe lidhjet e tyre.

 

Terrorizmi, anti-terrori në monitorim radikalët

Autoritetet shqiptare u frikësohen sulmeve nga terroristët e ISIS në Europë, prandaj kanë vendosur nën mbikëqyrje të rreptë personat me prirje radikale.

Këto struktura kanë intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist me qëllim parandalimin.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin për të denoncuar çdo dyshim për persona objekt i kësaj veprimtarie, duke ofruar numrat e telefonit falas 112 dhe 129.

Sulmet në Europë, nga Spanja në Finlandë e Francë

Para një jave në Spanjë në qytetin e Barcelonës humbën jetën 14 persona pas një sulmi terrorist me furgon, i cili u mor përsipër nga ISIS.

Ndërsa në Finlandë u vranë dy persona me thikë, sulme pati edhe në Gjermani dhe Francë me dy të vdekur dhe në Rusi me disa të plagosur.

ISIS kërcënoi se tashmë radhën do ta ketë Italia, ndërsa në alarm janë vendosur të gjitha vendet e Europës, përfshirë Shqipërinë. / Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne