Rama: Vetting edhe për politikanë e biznesmenë, dardha e ka bishtin mbrapa…

Duke folur në Lushnje gjatë turit të llogaridhënies së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët. Ai tha se nuk do të ndalet  me kaq, pasi një lloj vettingu do të ketë edhe për politikanët dhe prokurorët.

Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”. Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë”, tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne