Rama:Saimir Tahiri koordinator Kombëtar për bashkëqeverisjen

TIRANE-Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur Saimir Tahirin, koordinator Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes.

Kështu, pavarësisht se nuk u emërua ministër nga Rama, ish-ministri i Brendshëm mandatin e kaluar, do të drejtojë bashkëqeverisjen me njerëzit.

Do të emërojmë një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen, i cili është Saimir Tahiri.

Njerëzit duan shërbim, pastrim të gjithë parazitëve nga administrata” deklaroi Rama.

Në muajin tetor do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS.

Marrëveshje mes grupit- PS dhe qeverisë, Rama: Jemi një parti, një fuqi!
Në mbledhjen e radhës, Rama ka deklaruar se mes grupit-PS dhe qeverisë do të firmoset një marrëveshje, pasi “Jemi një parti. Jemi një fuqi”.

Marrëveshja për bashkëqeverisjen do të firmoset mes kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Sekretarit të Përgjithshëm të PS, dhe të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në mbledhjen e ardhshme do të firmosim marrëveshjen e mirëkuptimit mes grupit dhe qeverisë. Kjo marrëveshje do i shpërndahet të gjithë deputetëve.

Është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes qeverisë, grupit dhe PS, si tre pjesë të pandashme të të njëjtit ekip.

Marrëveshja përmban gjithçka na duhet për të pasur një fuqi qeverisëse si asnjëherë më parë.

Lidershipi i grupit, nuk është formal, por është pjesë e ekipit qeverisës dhe po ashtu me detyra të përcaktuara për çdo nënkryetar grupi për të garantuar sinergji.

Jemi një parti. Jemi një fuqi. Nuk  jemi të ndarë në shtresa. Shtresa e lartë në qeveri, shtresa e mesme në kuvend dhe shtresa e ulët, atje larg për të cilët kujtohemi vetëm kur ka zgjedhje” deklaroi Rama.

Rama: Mbledhje qeverie në cdo qark
Kryeministri Rama njoftoi se në marrëveshjen që do firmoset nesër mes grupit-partisë dhe qevrisë është parashikuar që qeveria të mblidhet nga një herë në cdo qark, për t’u njohur me problemet e njerëzve, të cilët sipas tij kanë të drejtë që të thërrasin ministrat në interpelancë.

Qeveria gjatë një viti politik do të mblidhet nga një herë në cdo qark, jo për mbledhje simbolike, por për t’u spostuar dhe për qëndruar më shumë sesa mbledhja, por për të kaluar kohë dhe për të punuar me deputetët për të thirrur drejtuesit e institucioneve, për t’u ulur me kryetarët e bashkive të majtë dhe të djathtë dhe me njerëzit për problemet.

Dhe e dytë cdo ministër gjatë një viti parlamentar duhet të qëndrojë njëherë në muaj në një qark, e domosdoshme”.

Rama: Njerëzit mund të thërrasin kryeministrin në interpelancë 
Një tjetër risi është që, përpos deputetëve edhe njerëzit e thjeshtë mund të thërrasin në interpelancë kryeministrin dhe ministrat.

“Njerëzit e zakonshëm kanë të drejtë të thërrasin në interpelancë ministrin apo kryeministrin.

Kryetarët e zgjedhur sot janë edhe zv/ tuaj pranë qeverisë për cdo aspekt dhe problem, përvec mekanizmave që do të përcaktojë marrëveshja” deklaroi ai.

Rama falënderon Ruçin për drejtimin e Kuvendit
Kryetari i PS, ka falënderuar Gramoz Rucin për drejtimin seancave plenare këtë legjislaturë, që sipas tij i ka kthyer shpresën Kuvendit.

“Falenderoj Gramozin që i ktheu shpresën Kuvendit. Dua të nënvizoj një detaj, që fillimi për herë të parë në historinë e Kuvendit i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë, që ne do ta respektojmë për 4 vite. Do të mbajmë dorën e shtrirë ndaj opozitës, pavarësisht refuzimit të tyre”.

Ndërsa kryetari i grupit, Taulant Balla deklaroi se ditën e seancave plenare nuk do të ketë jashtë vendit asnjë delegacion.

Rama: Nuk do të pimë gjak, por do të dhurojmë gjak
Rama ka kërkuar nga grupi i PS që të dhurojnë gjak për fëmijët që kanë probleme, ndërsa kjo do të jetë sipas tij është edhe një balancim i idesë se politikanët ‘pinë gjak’.

Në cdo vit kemi bërë dhurimin e gjakut, e para bën mirë për trupin, por përpos kësaj është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak.

Kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit të bëjë një seancë të dhurimit të gjakut nga grupit, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak.

Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimit të gjakut’ deklaroi Rama.

Ndërsa disa minuta pas deklaratës së Ramës në mbledhjen e grupit në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë ku shefi i qeverisë dhe stafi dhuruan gjak, sqarohej se deklarata e Ramës “Dhurimi i gjakut balancon atë idenë se ne vetëm “pimë gjak”” ishte bërë me humor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne