Ramazani e gjen Gazën me një xhami të re

Fondacioni i Ndihmës Humanitare të Turqisë (IHH) hapi të premten një xhami të re në lagjen Tel-al-Hawa të Gazës.

Ndërtimi i xhamisë “Onbaşı Hasan”, i quajtur me emrin e një ushtari osman që qëndroi për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa gjatë okupimit britanik të Jeruzalemit, zgjati gati gjashtë muaj duke filluar nga nëntori i kaluar.

“IHH ka ofruar një numër të madh shërbimesh dhe ndihme humanitare në Gaza, që nga sulmi i vitit 2008 deri në këtë moment. Megjithatë, mendoj se ndihma më e madhe që kemi dhënë është ndërtimi i kësaj xhamie”, tha përfaqësuesi i IHH-së në Gaza, Muhammed Kaya.

Kaya vazhdoi të thoshte se ishte krenar që pavarësisht kufizimeve të Izraelit ndaj ezanit, thirrja islame për namaz do të vazhdonte të dëgjohej në Gaza.

“Qëllimi kryesor i ndërtimit të xhamisë është krijimi i një brezi të ri i cili është në gjendje të sjellë unitet në Islam dhe të çlirojë Palestinën”, shtoi Kaya.

IHH është një organizatë joqeveritare turke e themeluar në vitin 1992, e cila është e përfshirë në aktivitete humanitare në 135 vende dhe territore. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne