Ramës “Më gjej punë, ose do t’i bashkohem ISIS”

Kryeministri Edi Rama nuk nguron asnjëherë t’i përgjigjet komentuesve në faqen e tij të “Facebook”-ut. Një status i tij teksa njoftonte për një dalje publike sot në media për një intervistë ka ngjallur reagime dhe debate nga qytetarët.

Mes komenteve pikante, spikat ai i një qytetari, i cili i kërkon Ramës që t’i gjejë një vend pune, në të kundërt do t’i bashkohet ISIS-it, ndërsa shton se do ta bëjë Shqipërinë më të zezë se Siria.

Ndërkohë, e ashpër ka qenë dhe përgjigja e kreut të qeverisë, i cili i është ‘përveshur’ qytetarit ashtu siç di vetë ai.

“Edy, une jam i sigurt qe ti nuk di cfare flet sepse po ta dije nuk do flisje absurditete kaq te medha si berja zi e Shqiperise, jo thjesht se ti Shqiperise s’ke c’i ben hic po mbi te gjitha se eshte turp te flasesh ashtu per atdheun tend! Sa per pjatat luksoze, kushedi ku i ke pare se ne varkat e peshkimit dhe ne shtepite e fshatareve ku shkoj une, nuk ka pjata luksoze po ka pjata te mbushura me frutet e punes se ndershme, keshtu qe ti po deshe vertet pune dil e kerkoje se e gjen sic e kane gjetur 183 mije shqiptare ne keta 3 vjet e gjysem! Te them edhe ku ta gjesh po deshe, shko ne Zyrat e Punes, jane 38 mije vende te lira pune dhe nese nuk gjen dot pune se s’ke zanat, shko ne fshat e puno token sic e punojne ata qe sipas teje jane ne mes te oqeanit! Por kije parasysh, qe ne pune nuk te merr kush po nuk pate edukate dhe vullnet per pune. Shendet e sukses!”, citohet në mesazhin e Ramës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne