Ramush Gjokoviçi: E gëzofshim këtë festë siç është më së miri

Kryeministri i Kosovës ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Haradinaj u prit nga Myftiu Naim Tërnava.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj ka shprehur urimin e tij për qytetarët e besimit myslimanë.

“Së bashku me kabinetin qeveritar kemi ardhur në Bashkësinë Islame me urua Fitër Bajramin.

E gëzofshim këtë festë siç është më së miri. Të gjithë në Kosovë e festofshim në harmoni fetare . Ju faleminderit e me fat”, ka thënë Haradinaj.

Së bashku me Haradinajn ishin edhe ministrat e kabinetit të tij si: Behgjet Pacolli, Albena Reshitaj, Abelard Tahiri, Shyqeri Bytyqi, Valdrin Lluka etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne