Ramush Haradinaj con bandat të debojnë hoxhën nga fshati

Imami i Xhamisë në Fortesë të Rahovecit, Bedri Bytyqi pas lajmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit lëshoi një deklaratë ku i bënte thirrje gjithë hoxhallarëve në Kosovë që të mos e varrosnin Hilmi Haradinajn.

Pasi tha se asnjë hoxhë nuk do të duhej të shkojë në varrimin e babait të kryeministrit, hoxhë Bedri Bytyqi është përballur me bandat e kryeministrit. Ramush Haradinaj ka cuar bandat e tij për ta dëbuar hoxhën Bedri Bytyqi nga fshati i vet.

Fshatarë të shumtë të Fortesës kanë thënë se tashmë hoxha nuk ndodhet më në fshatin e tyre.

Lajmin për dëbimin nga fshati të imamit të xhamisë në Fortesë e kanë bërë të ditur edhe shumë nga njerëzit e tij.

“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”, ka thënë Bytyçi duke u bërë thirrje hoxhallarëve tjerë që të mos shkojnë për ta varrosur të ndjerin, ashtu siç kërkohet sipas praktikave islame.

“Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!”, u shpreh hoxha Bedri Bytyqi në postimin e tij para se të dëbohej nga bandat e Ramushit.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne