Ramzan Kadyrov, urim nënës në publik: po, parajsa është nën këmbët e tua!

Presidenti çeçen Ramzan Kadyrov ka vendosur që të ndajë me publikun ndjesitë e tij të dashurisë dhe respektit për nënën, referuar porosive profetike. E gjitha kjo, për ditëlindjen e 65-të të saj.

Me anë të një videoklipi, Kadirov thotë:  “Të dashur miq, sot është ditëlindja e nënës sime Aymani Nesievna Kadirova.

Profeti i Allahut në një porosi thotë: ‘Parajsa është nën këmbët e nënës suaj’. Kjo është e drejtë! I përkulem nënës sime dhe e falënderoj atë për gjitha çka dhënë, për burrin e saj, presidentin e parë dhe heroin çeçen Ahmad Kadyrov dhe të gjithë ne.

Dashuria dhe mençuria e saj na dhanë kurajë, shpresë, besim në të ardhmen, në drejtësi. Ajo na ngriti, duke hequr dorë shumë gëzime të jetës, duke u kujdesur për ne, duke na mësuar se ç’është respekti, ndershmëri dhe sjellja e mkirë me njerëzit. Në sajë të saj u bëra më i fortë, më i mençur, më largpamës.

Gjatë tragjedisë së popullit çeçen, në ditët kur do vendosi fati e tij, Ayman Nesievna ishte ajo që i rrinte në krah burrit të saj dhe babait tim, duke ndihmuar atë për të ndaluar të keqen, për të sjellë paqe. E keqja mundet.

 Sot nëna ime ndihmon miliona njerëz të braktisur, të sëmurë dhe në rrezi, në Rusi dhe jashtë saj. Dorën e saj e hapur mund të ndihet në Mianmar, Bangladesh, Irak, Siri, Jordani, Sudan, Somali, Turqi, Palestinë, Kirgistan, e në shumë rajone të Rusisë.

 Allahu do t’ju shpërblejë mama për të gjitha veprat tuaja të mira! Me zemër, unë ju dhuroj dashuri, respekt e mirënjohje; ju uroj shëndet e lumturi sa të keni frymën! Mama, e gjithë familja ju do pa masë!”, ishin fjalët e Ramzan Kadyrov-it për nënën e tij./ tesheshi

video: https://vk.com/video279938622_456240910

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne