Raportet e MI5 sfidojnë këndvështrimet mbi terrorizmin në Britani

Nga Alan Travis

MI5 ka arritur në përfundimin që nuk ka ndonjë mënyrë të thjeshtë për të identifikuar ata që mund të përfshihen me terrorizmin në Britani, sipas një dokumenti kërkimor të brendshëm të klasifikuar mbi radikalizimin e shikuar nga The Guardian. Kjo analizë e sofistikuar e bazuar në qindra raste studimore nga shërbimet e sigurisë, thotë që nuk ka ndonjë shteg të vetëm për tek ekstremizmi i dhunshëm.

Aty arrihet në përfundimin që nuk është e mundur të skicohet një profil tipik i “terroristit britanik”, sepse pjesa më e madhe janë “demografikisht të pashenjueshëm” dhe thjesht reflektojnë komunitetet në të cilat ata jetojnë. Raporti “i kufizuar” i MI5 i largohet stereotipeve të zakonshme të atyre që janë të përfshirë në terrorizmin britanik. Pjesa më e madhe janë me nacionalitet britanik, jo emigrantë të paligjshëm, shumë larg nga të qenit fundamentalista islamikë, shumë prej tyre janë fillestarë në fe. Edhe analiza as që e thotë, që ata janë “të marrë dhe të këqij”. Ata që janë mbi të tridhjetat ka të ngjarë të kenë grua e fëmijë, po aq sa janë vetmitarë pa asnjë lidhje,- tregon hulumtimi.

Shërbimi sekret gjithashtu e minimizon rëndësinë e klerikëve ektremistë radikalë, duke thënë që influenca e tyre në radikalizimin e terroristëve britanikë ka shkuar në sfond në vitet e fundit. Hulumtimi i bërë nga njësia shkencore e sjelljeve të MI5, është i bazuar në studime të thelluara mbi “qindra individë të ndryshëm, që dihen se janë të përfshirë apo të lidhur ngushtë me aktivitete të dhunshme ekstremiste”, duke filluar nga mbledhja e fondeve e deri në planifikimin e sulmeve vetëvrasëse në Britani.
Përfundimet kryesore përfshijnë:

Pjesa më e madhe janë me nacionalitet britanik dhe pjesa që mbetet, me shumë pak përjashtime janë këtu në mënyrë të ligjshme. Përreth gjysma janë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar, me të tjerë që kanë migruar këtu vonë. Disave prej tyre ju kanë shpëtuar përvojave traumatike dhe regjimeve despotike, dhe kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, por shumë prej tyre kanë ardhur në Britani për studime apo për arsye ekonomike a familjare, dhe janë radikalizuar shumë vite pasi kanë arritur.

MI5 thotë, se ka të dhëna që një identitet i mirë-stabilizuar fetar të mbron kundër radikalizimit të dhunshëm.

Larg nga të qenit fetarë të zellshëm një numër i madh i atyre të përfshirë në terrorizëm, ata nuk e praktikojnë fenë e tyre rregullisht. Shumë kanë mungesë edukimi fetar dhe mund të shihen aktualisht si fillestar në fe. Shumë pak janë rritur nëpër shtëpi të forta fetarisht, dhe më pas ka një mesatare të lartë të konvertuarish. Disa janë të përfshirë në konsumin e drogave, pirës alkooli dhe vizitojnë prostitutat. MI5 thotë, se ka të dhëna që një identitet i mirë-stabilizuar fetar të mbron kundër radikalizimit të dhunshëm.

Teoria e “të marrë dhe të këqij”, që shpjegon përse njerëzit i kthehen terrorizmit nuk qëndron, duke mos pasur fakte për sëmundjet mendore apo tiparet patologjike të personalitetit të gjetura ndërmjet terroristëve britanikë, se sa ato të gjetura në popullatën e përgjithshme. Terroristët me bazë britanike janë etnikisht po aq të ndryshëm, sa edhe popullata muslimane e Mbretërisë së Bashkuar me individë me prejardhje nga Pakistani, Lindja e Mesme dhe Kaukaziane. MI5 thotë, se nuk mund të ngrihen supozime rreth të dyshuarve bazuar në ngjyrën e lëkurës, trashëgiminë etnike apo nacionalitetin. Shumë terroristë janë meshkuj, por edhe femrat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm. Ndonjë herë ato janë të vetëdijshme për veprimtaritë e burrave, vëllezërve ose bijve të tyre, por nuk kundërshtojnë ose të përpiqen për t’i ndaluar ata. Ndërsa pjesa më e madhe janë pranë mesit të njëzetave kur radikalizohen, një grup i vogël por jo minoritet i parëndësishëm përfshihen në ekstremizmin e dhunshëm në një moshë mbi 30 vjet.

Janë larg nga të qenit individë të vetmuar pa lidhje, ku pjesa më e madhe e këtyre mbi 30-vjeçarëve kanë marrëdhënie të qëndrueshme dhe shumë prej tyre kanë fëmijë. MI5 thotë, se kjo e sfidon idenë që terroristët janë të rinj të shtyrë nga frustracionet seksuale dhe të joshur për t’u bërë “dëshmorë” nga premtimet e virgjëreshave të bukura, që po i presin ata në parajsë. Është e gabuar të supozosh që dikush me një grua dhe fëmijë ka më pak të ngjarë të kryejë akte terrorizmi.

Kërkimi na ka zbuluar se ata që bëhen terroristë “janë një koleksion i ndryshëm individësh, që nuk i përshtaten ndonjë profili demografik dhe as që ndjekin një shteg tipik në ekstremizmin e dhunshëm”.

Ata që janë të përfshirë në terrorizmin britanik nuk kanë mungesë inteligjence dhe të jenë syleshë, dhe as nuk kanë më shumë gjasa të jenë të mirë-arsimuar; arritjet e tyre arsimore ndryshojnë nga mungesa totale e kualifikimit e deri në grada shkencore. Megjithatë të gjithë ata janë të punësuar në vende pune të gradës së ulët. Hulumtuesit arrijnë në përfundimin, se rezultatet e punës së tyre “sfidojnë shumë nga stereotipet se si mund të bëhesh terrorist dhe pse?”

Ç’është më e rëndësishmja kërkimi na ka zbuluar se ata që bëhen terroristë “janë një koleksion i ndryshëm individësh, që nuk i përshtaten ndonjë profili demografik dhe as që ndjekin një shteg tipik në ekstremizmin e dhunshëm”. Shërbimet e sigurisë besojnë, se grupet terroriste që veprojnë në Britani në shumë aspekte të rëndësishme ndryshojnë, edhe nga akvitetet ekstremiste islamiste në pjesë të tjera të botës, edhe nga lëvizjet historike terroriste, si IRA apo Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe. Shënimi operacional i kufizuar i MI5 për Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron, se po të mos kuptojmë sfondet e ndryshme të atyre që kanë rënë në terrorizëm në Britani, shërbimet sekrete do të dështojnë t’i kundërshtojnë aktivitetet e tyre në terma kohorë të shkurtër dhe do të dështojnë të parandalojnë radikalizimin e dhunshëm në vazhdim në terma kohorë afatgjatë. Ky shënim arrin në përfundimin, se rezultatet e hulumtimit kanë mësime të rëndësishme për programet qeveritare për të trajtuar përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm, duke nënvizuar nevojën për “alternativa tërheqëse” të përfshirjes në terrorizëm, por gjithashtu duke paralajmëruar, se përforcimi i taktikave të ligjit tradicional mund të dështojë nëse trajtohet keq apo të përdoret kundër njerëzve që nuk janë shënjestra të ligjshme.

Autorët e MI5 theksojnë, që korrenti kërcënues më këmbëngulës vjen nga grupet islamiste, që e justifikojnë përdorimin e dhunës “në mbrojtje të Islamit”, por gjithashtu ka ektremistë të dhunshëm të përfshirë në lëvizjet jo-islame. Ata thonë, se janë të shqetësuar me ata që përdorin dhunën apo që e mbështesin përdorimin e dhunës, dhe jo me ata që thjesht kanë këndvështrime ekstreme. / Observer.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne