Raporti amerikan: SHBA financuan forcat afgane që shkelin të drejtat e njeriut

Pentagoni ka financuar forcat afgane të sigurisë dhe policisë, edhe pse zyrtarët amerikanë e dinin se anëtarët e këtyre njësive kishin shkelur të drejtat e njeriut, ka njoftuar agjencia e qeverisë amerikane e ngarkuar për mbikëqyrjen e operacioneve të SHBA-së në Afganistan.

Raporti i SIGAR, i cili u përcoll në Kongres në qershor, është hequr nga kodi i sigurisë këto ditë, raporton AFP.

Ai pretendon se Pentagoni ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjet amerikane “Leahy Laws”, sipas të cilit nuk është e mundur të ndihmohen forcat e huaja të sigurisë nëse ka informacion të besueshëm rreth shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e tyre.

Kështu, sipas raportit, dymbëdhjetë forca afgane të sigurisë të dyshuara për përfshirje në shkeljet e të drejtave të njeriut në vitin 2013 vazhduan të marrin fonde nga SHBA në bazë të “dispozitës së derogimit” të aplikuar në 2014 në tetë njësi të tjera.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit “morën konfirmimin se forcat afgane të sigurisë kishin shkelur padyshim të drejtat e njeriut”, tha SIGAR.

Pentagoni u përgjigj se agjencia amerikane nuk mori parasysh” sfidat me të cilat po ndesheshin forcat amerikane gjatë krijimit dhe mbështetjes së forcave afgane të sigurisë”.

Më 12 qershor të vitit 2017, të paktën 2,106 zyrtarë amerikanë ishin të vetëdijshëm për 75 raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë abuzimet, torturimin e të burgosurve dhe shtatë rastet e abuzimit seksual të fëmijëve.

Fëmijët në Afganistan janë viktima të “bacha bazi” (“loja me djemtë”), një praktikë pedofile e rrënjosur thellë në polici, që përbëhet nga mbështetja e djemve të cilët shpesh rrëmbehen nga familja, të cilëve u vihet makiazhi, vishen si vajza dhe shërbejnë si vallëzues dhe skllevër seksi, është raportuar në raport.

“Përmasat e abuzimit seksual të fëmijëve të kryera nga forcat afgane të sigurisë mund të mos merren vesh kurrë”, përfundon raporti.

Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (ICC) kërkoi leje në fund të vitit të kaluar për të hetuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut në Afganistan, duke përfshirë akuzat kundër ushtrisë amerikane dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për përdhunimin dhe torturën, krimet e talebanëve kundër njerëzimit dhe krimet e luftës nga Forcat Afgane të Sigurisë.

Ishte hera e parë që prokurorja e asaj gjykate, Fatou Bensouda, ka kërkuar një hetim kundër amerikanëve lidhur me akuzat për krime lufte, tha AP.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të kësaj gjykate, qytetarët amerikanë mund të akuzohen për krime lufte të kryera në vendet që janë anëtare të kësaj gjykate, tha agjencia.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se analizon kërkesën e prokurorit për miratimin e hetimit, por theksoi se ajo është kundër ndërhyrjes së Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Afganistan. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne