Raporti i Amnesty International për Lindjen e Mesme

Amnesty International ka paralajmëruar se opozitarët paqësorë në Egjipt po përballen me më shumë rrezik se kurrë më parë.

Amnesty International ka paralajmëruar se opozitarët paqësorë në Egjipt po përballen me më shumë rrezik se kurrë më parë.

Raporti i vitit 2018 i Amnesty International mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut është ndarë me publikun nga drejtori rajonal i organizatës Heba Morayef në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Libanit, Beirut.

Në këtë raport u tha se Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur administratën egjiptiane me armë të përdorura gjatë bastisjeve për shkeljet e të drejtave të njeriut, dhe se: “Egjipti nuk ka qenë kurrë më i rrezikshëm se tani për kundërshtarët paqësorë.”

Në lidhje me një pyetje mbi rastet e fundit të ekzekutimeve në Egjipt, drejtori rajonal i Amnesty International Morayef tha se ata organizuan fushata kundër dënimeve me vdekje në të gjitha vendet.

Morayef, i cili rikujtoi se administrata e Egjiptit ka fillar të zbatoj dënimin me vdekje në 6 vitet e fundit, shtoi se si Amnesty International, do të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër dënimeve me vdekje.

Raporti i organizatës theksoi se indiferenca e bashkësisë ndërkombëtare ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut i inkurajoi qeveritë për më shumë shkelje dhe se këto shkelje mbetën të pandëshkuara.

Në raport u vu në dukje se disa vende në Bashkimin Evropian kanë pezulluar dërgesat e armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë të përfshira në luftën në Jemen, por vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca vazhdojnë të dërgojnë armë miliarda dollarëshe, si dhe u tha se disa nga armët në fjalë janë përdorur në Jemen në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Po ashtu u tha se në Arabinë Saudite janë arrestuar shumë opozitarë të qeverisë, akademikë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, dhe u vu në dukje se: “Pothuajse të gjithë aktivistët që mbrojnë të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite ose mbetem pas hekurave ose u detyruan të iknin jashtë.”

Në raport u tha se SHBA do t’i përmbahet ndihmës ushtarake ndaj administratës së Tel Avivit për 10 vitet e ardhshme, edhe pse Izraeli nuk është ndëshkuar për krimet e kryera, dhe u vu në dukje se: “Izraeli në mënyrë të qartë e shkel politikën e zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme dhe të bllokadës së Gazës dhe ligjit ndërkombëtar.”

Raporti gjithashtu deklaroi se Ahmed Mansur dhe Nebil Rexheb u dënuan me burgim për një kohë të gjatë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein për shkak të postimeve të tyre në mediat sociale.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne