Raporti i Amnesty International: Shqipëria probleme me drejtësinë, median dhe të drejtat e njeriut

Amnesty International ka hartuar raportin e krimit për korrupsionin dhe krimin për periudhën 2017-2018. Në këtë rasport thuhet se mos ndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e të shkuarës vazhdon në Shqipëri. Po ashtu, edhe masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, janë implementuar me mangësi, pasi gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar. Në raport përmendet edhe fakti se rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Amnesty ndalet tek kriza politike që i parapriu zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe protestat e partisë demokratike të opozitës. Vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan për disa incidente të presionit mbi votuesit dhe blerje të mundshme votash. Për sa i përket sistemit të drejtësisë, masat për të garantuar pavarësi gjyqësore janë implementuar pjesërisht, thuhet në raport.

Sulmet fizike mbi gazetarët investigues përmenden po ashtu në raport si edhe paditë për shpifje ndaj dy gazetave të ngritura nga gjykatësi Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, që sipas komunitetit të gazetarëve synonin të frikësonin gazetarët investigativë dhe inkurajonin vetëcensurën.

Më tej raporti ndalet tek të drejtat e komunitetit LGBT ku denoncon diskriminimin në punësim, tek të drejtat e emigrantëve, ato kulturore, ekonomike e sociale si edhe tek dhuna ndaj grave, ku specifikisht përmend rastin e gjykatëses së vrarë Fildeze Hafizi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne